Hapësire reklamuese

Politikë

E 6-ta në listën e Fierit, deputetja e PS-së: Fitore spektakolare në 25 prill! Qytetarë, do jem shërbëtorja juaj!

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_409671" align="alignnone" width=""]Antoneta Dhima, PS[/caption]

Deputetja socialiste Antoneta Dhima është vendosur sërish në listën e sigurt për Qarkun e Fierit, për zgjedhjet e 25 prillit. Si deputete e këtij qarku për disa mandate radhë, Dhima falenderon Ramën dhe drejtuesin politik të Fieri Gramoz Ruçi, për besimin.

Ajo shkruan se në këto zgjedhje do të arrijnë një fitore spektakolare dhe do të realizojnë objektivat e Partisë Socialiste.

Shënimi i Antoneta Dhimës:

Mirënjohje pafund dhe vlerësim maksimal për Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarin e saj zotin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtuesin politik të Qarkut Fier zotin Gramoz Ruçi, kryesinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste zotin Taulant Balla, të cilët më kanë besuar dhe më kanë vlerësuar të jem për një mandat të tretë pjesë e Skuadrës Fituese në zgjedhjet e 25 Prillit në Qarkun Fier.

Së bashku me ekipin e Qarkut Fier do bëjmë më të mirën për një fitore spektakolare  dhe realizimin e objektivave të Partisë Socialiste në 25 Prill. Faleminderit çdo socialisti dhe cdo qytetari që i është bashkuar dhe do t'i bashkohet rrugës sonë “ Shqipëria e Ardhmja Jonë”.

Angazhohem maksimalisht se do jua shpërblej besimin dhe mbështetjen që më keni dhënë, duke qenë në vazhdimësi si deri tani shërbëtorja Juaj si dhe zëri Juaj në Parlamentin Shqiptarë!  Ju jam shumë mirënjohës të gjithëve! Faleminderit nga zemra!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.