Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E 21-ta në Tiranë, sfidon Mimi Kodheli: Marr 11 mijë vota dhe fitoj mandatin. S’kam patur thyerje me Ramën, e falenderoj që jam pjesë e listës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ed7835738e23f78c715e716328453027

Deputetja e PS, Mimi Kodheli e ka konsideruar si nder që pas 20 vitesh në politikë kandidon sërish në listën e Tiranës. E ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ Kodheli ka falënderuar publikisht Ramën dhe tha se nuk pati thyerje në raportin me të.

“Duhet të më jepnit urimin që jam ende në lista, i qëndroj politikës përballë, dhe vijoj të merrem me politikë. Kjo është rrjedha e investimit tim 20-vjeçar. Dua të falënderoj kryetarin, dhe këdo që beson se të jesh në listën e PS në Tiranë, është gjithmonë nder pavarësisht pozicionit. Mund të tingëllojë patetike, por nuk është në fakt. Varet çfarë interpretimi i jep. Nuk pati thyerje me Ramën. Kam drejtuar qarkun e Kukësit, qark i djathtë”.

Ish-ministrja e Mbrojtjes foli edhe për listat e kandidatëve për deputetë të PS dhe spostimin e saj e 21-ta në listën e Tiranës. Kodheli tha se pavarësisht renditjes ajo do ta fitojë mandatin dhe do të marrë 11 mijë vota, duke e shpallur këtë një lloj sfide.

“Listat janë një miks i meritokracisë me prurjet e reja. Ju e dini kodin zgjedhor. Kodi zgjedhor në gjykimin tim ka një ngërç që duhej rregulluar. Ne duhet të kemi një start të barabartë. Është një miks mes proporcionalit dhe maxhoritarit. Duhej një rishpërndarje. Për aq sa kohë mua më lind e drejta të kërkoj vota në të gjithë qarkun e Tiranës, pavarësisht zonës. Jo fare nuk jam jashtë fashës fituese. Unë do marr më shumë se 10 mijë vota dhe do kaloj ata që do marrin më pak se 10 mijë vota që sot konsiderohet i sigurt brenda fashës. Kjo është çështje jo hakmarrje, nuk di të hakmerrem, por sfidoj. Unë sfidoj këdo që mendon që unë nuk do ia mbërrij. Kjo është logjika. Ditën që ai që më ka vendosur në atë pozicion dhe ata që kanë miratuar atë pozicion bashkë me mua, mendojnë që jam aq e zonja t’i marr 11 mijë vota që do t’i marr”, deklaroi Kodheli.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img