Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Izraeli dyshohet se ka sulmuar një akademi ushtarake siriane

spot_img

Lajme të ngjashëm

615c85a6418ea07f9620af2047cc5c98

Nga sulmet ajrore, që dyshohet se janë kryer nga Izraeli mbi një akademi ushtarake në Siri, kanë mbetur të plagosur gjashtë ushtarë dhe janë shkatërruar disa ndërtesa, tha sot agjencia e lajmeve siriane, SANA.

 

Një zyrtar ushtarak i tha agjencisë shtetërore SANA, se Izraeli ka goditur akademinë ushtarake që gjendet në afërsi të qytetit Masyaf, në provincën Hama.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Londër, tha se sulmet ajrore të kryera nga Izraeli kanë goditur tri caqe, duke lënë të plagosur 17 ushtarë sirianë. Po ashtu, kjo organizatë tha se nga këto sulme ka edhe të vdekur, por nuk është ende e qartë se sa persona kanë vdekur dhe nëse në mesin e tyre ka edhe iranianë apo luftëtarë të mbështetur nga Irani, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al. 

Ushtria izraelite ka refuzuar që të komentojë lidhur me këto sulme. Ky shtet zakonisht nuk komenton lidhur me raportimet se ka kryer sulme ajrore në Sirinë fqinje, edhe pse shpesh pranon se kryen sulme mbi caqet iraniane.

Irani është aleat i ngushtë i presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe ka dërguar këshilltarë ushtarakë në Siri dhe po ashtu mijëra luftëtarë nga mbarë rajoni, për të ndihmuar forcat siriane në konfliktin tetëvjeçarë.

Më shumë

spot_img