Hapësire reklamuese

Politikë

E 10-ta në listë në Korçë, Rama prezanton me videomesazh Dhora Dajkon: Angazhimi im vjen dhe si shtysë për t’ju thënë të…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka prezantuar me anë të një videomesazhi Dhora Dajkon, e cila është pjesë e listave të PS, dhe renditet e 10-ta në qarkun e Korçës.

Në videomesazh Dajko shprehet se ka kërkuar të bëhet pjesë e PS për vizionin e qartë dhe largpamës për të transformuar Shqipërinë.

“Pse kërkoj t’i bashkohem ekipit të Partisë Socialiste? Për vizionin e qartë dhe largpamës për të transformuar Shqipërinë tonë. Për rëndësinë që i ka dhënë gruas. Hapësirën për gratë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në një qytezë të vogël si Maliqi sheh pak femra të angazhuara në politikë, prandaj angazhimi im vjen dhe si shtysë për t’ju thënë të gjitha vajzave të reja: “Ti  mund t’ja dalësh” thotë ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu