Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Dyshuan se po blinte vota, 2 persona bllokojnë kryetarin e PS-së në Dibër, procedohen penalisht (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht dy qytetarë, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”,

Sipas njoftimit të policisë, Sokol Lata dhe Ferit Alia, të dy simpatizantë të Partisë Demokratike, kanë ndaluar makinën e Agron Cerrit me pretendimin se po blinte vota.

Pasi policia ka mbërritur në vendngjarje është  konstatuar se nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Lata dhe Alia kanë ndaluar dhe kontrolluar mjetin e Agron Cerrit dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë.

Për këta dy persona ka nisur procedimi penal për heqje të paligjshme të lirisë së një qytetari.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal, dhe u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit :

F. A., 54 vjeç, S. L., 46 vjeç, banues në Dibër, (simpatizanë të një subjekti politik).

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në fshatin Arras, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt shtetasit A.C.

Këta shtetas kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C., (kryetar i degës lokale i një subjekti politik), dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se ky shtetas, posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte shtetasi A. C., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img