Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
45 %
3.6kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Dyshonte se e tradhtonte”, flet miku i ish-policit që vrau bashkëshorten: U përlot se i iku gruaja, ishte në depresion

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-punonjësi i policisë, Koço Buzo ditën e djeshme qëlloi me automatik gruan e tij, Liljana Buzo. 54-vjeçarja humbi jetën rrugës për në spital, ndërkohë që plumbat plagosën një punonjës policie dhe një avokat, të cilët ndodheshin në ambientet jashtë Gjykatës.

Miku i Buzos ditën e sotme ka thënë se gjendja e tij psikologjike ishte e rënduar dhe nuk pranonte divorcin.

 “Kohët e fundit, e shikoja të depresuar. Nuk kishte para dhe unë e ndihmova. E pashë që u përlot, se iku gruaja. Tha që kishte rreth 6 muaj, i thashë nuk je as i pari as i fundit. E vuajti divorcin. Sherre çdo familje besoj ka, por jo të arrijnë deri këtu. Me çfarë kam parë, ai kishte dyshime se ish-gruaja ka një tjetër”, tha miku i tij për “Shqipëria Live”

Viktima Liljana Buzo kishte kërkuar mbylljen e martesës, për shkak të dhunës që ushtronte bashëshorti, kurse sipas mikut të Koço Buzos, ai “nuk pranonte që e kishte dhunuar”.

Kujtojmë se, Koço Buzo vrau me automatik ditën e djeshme bashkëshorten Liljana Buzo, ku nga të shtënat me armë mbeti iplagosur edhe avokati i viktimës Gëzim Toçila dhe një kalimtar i rastit. Ngjarja ndodhi mesditën e së enjtes, rreth 100 metra nga godina e Gjykatës së Elbasanit, në rrugën mes këtij institucioni dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img