Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një 12-vjeçar, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari në Tiranë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 39-vjeçar ështe arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka abuzuar me një të mitur.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me ininciale I.C akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 12-vjeçar.

Gjithashtu, në pranga të policisë janë vendosur edhe nëntë shtetas të tjerë për vepra të ndryhme penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i plotë i Policisë Tiranë:

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 29 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ndalimi i shtetasit R. T., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur” të shtetasit I. C., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. A., 20 vjeçe, A. B., 42 vjeç dhe F. Xh., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A. M., 23 vjeç dhe M. S., 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

Sh. Xh., 16 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse të drejtimit është përplasur me motomjetin me drejtues A. H., 21 vjeç. Si pasojë është dëmtuar njëri prej drejtuesve shtetasi A. H., 21 vjeç dhe pasagjeri në motomjetin me drejtues Sh. Xh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img