Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet si vrasës me pagesë, arrestohet në Budva shqiptari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një shtetas kosovar është arrestuar në Budva pasi dyshohet si vrasës me pagesë.

Sipas mediave vendase, mësohet se në pranga është vënë shtetasi Bajram Pista, 30 vjeç i cili dyshohet se kishte shkuar në qytetin bregdetar malazias i ngarkuar për të vrarë anëtarin e njërës prej dy klaneve kriminale që janë në konflikt.

Sipas gazetës “Vijesti” , hetuesit në Budva po kërkojnë kush ka qënë përkrahësi i Pistës, sepse disa persona kanë pasur kontakt me të dhe i kanë ofruar ndihmë logjistike.

Thuhet se i arrestuari është nga Rahoveci, dhe se në momentin e arrestimit atij i janë gjetur edhe armë, municion, heroinë dhe një telefon i koduar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu