Besnik Shala, i njohur dhe me pseudonimin "Qorri" është personi që u vra sot nga policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në "Lagjen e Trimave" në Prizren, ku fillimisht ai i rezistoi arrestimit dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të autoriteteve. Policët për t'u vetëmbrojtur iu kundërpërgjigjën po me armë zjarri duke e lënë të vdekur Besnik Shalën.
Autoritetet fqinje thanë se ai po tentonte të kryente një vrasje dhe gjithashtu dyshohet se pak ditë më parë plagosi vëllain e tij. Shala është një emër i njohur për policinë e Kosovës, pasi dyshohet se ka qenë i lidhur dhe me tre vepra të tjera penale; vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe trafik narkotikësh.
Persona të afërt me viktimën thanë se ai ishte i dhënë edhe pas fesë islame. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë, me të cilën "Qorri" qëlloi në drejtim të policëve, si dhe u gjetën gjithashtu dy granata dore.