Një 26 vjeçar është ndaluar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e shtetasit me iniciale D. M., efektivët e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje përkatese.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin D. M., 26 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 1 shtetase të mitur 15 vjeçe.
Gjatë kontrollit të banesës së 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që e mbante pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sondazh
Poll