Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet se ndihmoi Sokol Mjacajn, prokuroria akuzë edhe për Indrit Shaqjan

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se ndihmoi Sokol Mjacajn, prokuroria akuzë edhe për Indrit

Indrit Shaqja, i cili mbeti i plagosur pak ditë më parë nga në burgun e sigurisë së lartë në akuzohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacajn për vrasjen e Arben Lleshit.

Gjatë kontrolleve në qelinë e tij është gjetur një telefon, duke nxitur dyshimet se ka lidhje me ngjarjen. Tefefoni i është gjetur brenda një arke duri, teksa pas sekuestrimit Shaqja ka pranuar para unifromave blu se i përkiste atij.

Prokuroria i është drejtuar gjykatës me kërkesën e masës së sigurisë arrest në burg për të dënuarin përjetë Indrit Shaqja.

"Në vijim të ngjarjes së datës 15.12.2023, nga Shërbimin i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, më datë 19.12.2023, ora 21:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, të dënuarit Indrit Shaqja, akomoduar në IEVP Peqin, për veprën penale “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale” parashikuar nga neni 324/a/2 të Kodit Penal.

Kjo pasi, nga kontrolli i ushtruar në dhomën e akomodimit në IEVP Peqin ju gjet 1 (një) aparat celularë i kamufluar në arkën e sendeve ushqimore i cili u sekuestrua.

Gjithashtu u gjet dhe 1 (një) predhë e cila ishte nga ngjarja e vrasjes së viktimës A.LL.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe po vijojnë hetimet me intensitet për të gjithë personat e përfshirë, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së datës 15.12.2023," njofton prokuoria.

Kush është Indrit Shaqja?

Indrit Shaqja rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen makabre të dy kunatave në qytetin e Durrësit me qëllim grabitjen e tyre.

Përveç tij, me burg të përjetshëm u dënuan edhe Vilson Elmazi dhe Artur Kaçanolli. Indrit Shaqja i ekstraduar nga Spanja ka marrë përsipër krimin dhe ka thënë se Vilson Elmazi dhe nipi i të moshuarave Artur Kacanoli nuk kanë marrë pjesë në vrasjen e tyre. Më 2 shtator të vitit 2014, tre të dënuarit torturuan e vranë dy kunatat, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç. Shaqja, nga Shijaku, Velson Elmazi nga Elbasani, kushëriri i tij dhe nipi i dy viktimave, Artur Kacanolli kanë marrë dënimin maksimal në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

Me një vit burg gjykata dënoi edhe bashkëshorten e Indrit Shaqjes, Valbonën, për fshehje të krimit. Për asnjë moment mbrojtësi i Artur Kacanollit nipit të të moshuarave, nuk pranoi akuzat e bëra nga prokuroria, duke sjellë në vëmendje prova e procesverbale që sipas tij nipi i të moshuarave nuk ishte në dijeni për krimin e kryer nga Indrit Shaqja dhe i pandehuri Elmazi. “Më datë 02.09.2014 rreth orës 06:20 është konstatuar fakti i vdekjes në banesën e tyre të shtetaseve Gjenovefa Vava dhe Elsa Vava. Vdekja e tyre ishte shkaktuar nga dhuna fizike e ushtruar mbi to e kombinuar kjo me asfiksinë mekanike.

Vdekja e tyre kishte ardhur si pasojë e veprimeve të kryera me qëllim vjedhjen e florinjve, parave dhe sendeve të tjera me vlerë të ndodhura në banesën e viktimave. Autorë të kësaj ngjarjeje janë evidentuar të pandehurit Indrit Shaqja, Velson Elmazi, Artur Kaçanolli, të cilët kanë bashkëpunuar secili në rolet e tyre për kryerjen e veprës penale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese