Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet se ka rënë aksidentalisht, policia njofton për ngjarjen e rëndë në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se ka rënë aksidentalisht, policia njofton për ngjarjen

Policia e Shtetit ka njoftuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Durrës, ku një 22-vjeçar me inicialet K.T humbi tragjikisht jetën.

Dyshohet se i riu nuk është vetëhedhur, po ka rënë në mënyrë aksidentale nga kati i tetë i një pallati në ballkonin e katit të katër të pallatit përballë. Në njoftimin zyrtar nga policia e shtetit thuhej:

“Në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasi K. T., 22 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese