Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dyshohet se i preu fytin të ëmës në Malësinë e Madhe, zbardhet dëshmia e 24-vjeçarit: Atë natë kam qenë në…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

bf8a27f507439f4179d6510f4d124923

Djali i Violeta Gurraj, e cila u gjet e vrarë banesën e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni për ngjarjen.

Franc Gurraj momentalisht është një prej të dyshuarve të kësaj vrasje, por në dëshminë e tij ai i ka hedhur poshtë këto dyshime.

Mësohet se 24-vjeçari ka deklaruar në polici se me datë 4 shkurt 2020 ai ka dalë nga paraburgimi ku ndodhej në burgun e Tiranës prej më shumë se një muaji si i dyshuar për lëndë narkotike.

Pasi Gjykata e Tiranës i ka dhënë masën “arrest shtëpie”, mbrëmjen ai e kaloi në Tiranë dhe pasi nuk mund të qëndronte atje, policia e ka shoqëruar me 5 shkurt në shtëpinë e gjyshërve në Bajzë tek njerëzit e babait.

Djali i viktimës pavarësisht arrestit në shtëpi i është dhënë leje nga policia për prezencën dhe po ashtu me lejen e efektivëve ka hapur me forcë derën e shtëpisë ku ndodhej nëna e tij.

Sipas dëshmisë së tij, nëna e tyre nuk ka qenë në gjendje që të kujdeset për ta dhe se ka patur probleme të shëndetit mendor. Për policinë, Franc Gurraj është një nga të dyshuarit por deri më tani nuk ka një urdhër arresti për të.

Ai ka thënë se me 3 shkurt ai ka qenë në paraburgim në Tiranë dhe dyshon se nëna e tij mund të jetë vrarë të paktën një javë më përpara.

Vite më parë bashkëshorti i Violeta Gurraj është vrarë aksidentalisht dhe tre fëmijët e tyre kanë jetuar me familjaret e babait.

Pavarësisht kërkesës së vazhdueshme për t’i marrë fëmijët, Violeta nuk ia ka dalë dhe kjo e ka vështirësuar gjendjen e saj mendore.

Tashmë pritet që të dalë ekspertiza përfundimtare për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img