Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dyshohet se është ekzekutuesi i Endri Mustafës, kush është Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasjen e vëllezërve Bilali, arrestohet edhe një i mitur

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se është ekzekutuesi i Endri Mustafës, kush

Ibrahim Lici është i dyshuari kryesotr për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, i cili u gjet i pajetë në zonën e Livadheve, pasi ishte ekzekutuar me 6 plumba.

Lici është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit që në vitin 2019, pasi dyshohet si autori kryesor i vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali, të cilët u ekzekutuan në derën e shtëpisë në 30 mars të vitit 2019. Licajt prej vitesh janë në konflikte me familjen Bajri.

Policia njofton se është arrestuar edhe 15 vjeçari Ergys Malja, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Licin për ekzekutimin e Mustafës. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arrazi, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 15.05.2021, në lagjen Guerrile, Shkodër, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi E. M.  

Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit. 

Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M.   

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M.

Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen "Salo Halili", Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa. 

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në foto: Ibrahim Lici

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll