Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet se e nxorën në pritë, detaje nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt: E qëlluan me 80 plumba, kallashnikovët janë me numër të rregullt

Shkruar nga Newsbomb
Dyshohet se e nxorën në pritë, detaje nga ekzekutimi i Bardhok

80 plumba janë qëlluar drejt 46 vjeçarit Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz pranë shtëpisë së tij në lagjen Dobraç i Ri, dy ditë më parë.

Grupi i hetimit që shkoi në vendngjarje mënjeherë pas raportimeve për të shtëna, ka gjetur 80 gëzhoja automatiku model 56 në rrugën ku Pllanaj u vra. Ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi në vazhdimësi në një distancë prej 150 metrash. Kur mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa materiale ndërtimi të një firme, autorët kanë qëlluar sërish me breshëri për të siguruar që “shënjestra” ishte eleminuar.

Fakti që autorët kanë pritur sapo Bardhok Pllanaj ka lënë në shtëpi bashkëshorten dhe fëmijët, dhe më pas sapo doli sërish i janë vënë në ndjekje, shton dyshimet se 46 vjeçari ndiqej nga autorët, të cilët janë të paktën tre.

Madje, ekziston dyshimi i arsyeshëm se Pllanaj mund të jetë nxjerrë në pritë pasi në momentin kur ka dalë nga shtëpia nuk ka qenë i shoqëruar nga asnjë person tjetër, madje në makinën e tij nuk janë gjetur as armë zjarri. Çka tregon se 46 vjeçari nuk ishte i frikësuar dhe nuk i ruhej askujt.

Nga kqyrja që i është bërë mjetit të tij tip Range Rover, janë gjetur vetëm 2 telefona celularë, të cilët janë sekuestruar për të parë nëse viktima kishte folur me ndonjë person tjetër para se tëdilte nga shtëpia.

Ndërkohë, dy armët e zjarrit model 56 që u gjetën të braktisura në makinën tip Volkswagen Golf të autorëve, i janë nënshtruar ekspertimit balistik për të parë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale në vend. Madje, nga kqyrja paraprake ka dalë se të dy kallashnikovët janë me numër serial të rregullt.

Sa për makinën e autorëve, përveç targave italiane që dyshohet se janë të falsifikuara ose të çregjistruara prej kohësh, edhe vetë Volkswageni që u përdor nga ekzekutorët rezulton e vjedhur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll