Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshohet për larje hesapesh,pistat ku policia greke po heton për vrasjen e shqiptarit

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja mësohen nga vrasja me dy plumba e 56-vjeçarit shqiptar, Thimi Droboniku (alias Prifti), mbrëmjen e djeshme në mes të Athinës.

Sipas mediave vendase mësohet se e kaluara e pasur kriminale e viktimës, ka rënë në mikroskopin e hetimeve. Efektivët e policisë po mbledhin prova për të zbuluar se kush e donte të vdekur shqiptarin nga Berati.

Nga ajo që raportohet në mediat fqinje mësohet se 56-vjeçari shqiptar ishte arrestuar disa herë në parë dhe akuzohej për formim bande, lëndë narkotike, tafik cigaresh pa leje dhe faksifikim.

Ajo që po hetohet gjithashtu është nëse viktima e atentatit është e lidhur me makinën që u pikas në fund të nëntorit në zonën e gjerë dhe kishte brenda një kallashnikov, një granatë dhe një kanaçe me lëng të ndezshëm.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

56-vjeçari u vra rreth orës 21:00 të së enjtes mbrëma teksa ndodhej në rrugë, pranë një pallati në rrugën Atlantos. Ishin banorët e zonës ata të cilët sapo dëgjuan të shëntat menjëherë lajmëruan policinë. Thiim Droboniku u qëllua në gjoks me dy plumba. Pavarësisht se ai u dërgua në spital me shenja jete, fatkeqësisht nuk mundi që t’u mbijtonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në duart e mjekëve.

Hetuesit kanë gjetur ne vendin e ngjarjes dy gëzhoja pistolete 9 mm dhe kanë nisur një kërkim të gjerë për autorët. Ndërkohë, dëshmitarët kanë thënë se kanë parë dy persona që janë larguar me motor, menjëherë pas vrasjes së shqiptarit në rrugën “Atlantos 44”.

LEXO EDHE: Ekzekutohet shqiptari nga Berati në mes të Athinës, në kërkim për trafik droge

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese