Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Fshihen persona të armatosur", policia kontrollon Manastirin në Dhërmi, gjen murgun me një PISTOLETË LODËR ÇAKMAK

Shkruar nga Newsbomb
"Fshihen persona të armatosur", policia kontrollon Manastirin

Policia e Himarës ka zhvilluar një kontroll blic në Manastirin “Burimi Jetdhënës” në Dhërmi, pasi në rrjetet sociale qarkullonte nbjë video ku tregohej se në këtë Manastir qëndronin persona të armatosur.

Por nga kontrollet e bëra, efektivët kanë gjetur në dhomën e murgut K.M vetëm një pistoletë lodër çakmak.

Njoftimi i Policisë:

Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin "Burimi Jetëdhënës", në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se:

Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.

Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe i fton që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu