Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

“Dyshja Rama-Basha kishin plan për masakër”, Edith Harxhi: Protestuesit s’prekën asnjë makinë, u arrestuan persona të sëmurë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi, ka komentuar protestën e 8 janarit në selinë e PD-së. Ajo u shpreh në një intervistë për “Syri Tv” se protestuesit nuk kanë prekur asnjë makinë dhe se janë arrestuar persona të sëmurë. Sipas saj gjithçka ka qenë e planifikuar nga dyshja Rama-Basha për të pasur masakër atë ditë.

“Prokuroria ishte e njëanshme në arrestime. Janë arrestuar edhe persona që janë të sëmurë. Disa janë arrestuar vetëm se ishin nga Gjakova, asnjë makinë nuk është prekur në atë protestë.

U thyen xhamat brenda në seli për t’u ajrosur. E ka tejkaluar masën e gazit që mund të hidhet mbi një turmë, që ishte aty. Gjithçka ka qenë e koordinuar ndërmjet Bashës dhe Ramës. Çdo gjë ishte e programuar që të ishte masakër. Rama-Basha kanë pasur plan për të pasur masakër”, deklaroi Harxhi.

Kujtojmë se, më datë 8 Janar selia dhe oborri i Partisë Demokratike u kthyen në “vendngjarje” dhe u rrethuan me shirita “skenë krimi” nga Policia e Shtetit. Për shkak të dhunës së ushtruar dhe vandalizimit në selinë blu, atje ndërhynë Forcat Speciale sepse kreu i PD Lulzim Basha kërkoi ndihmë, duke arsyetuar se deputetëve u rrezikohej jeta.

Dje uniformat blu të kryeqytetit njoftuan se në përfundim të veprimeve hetimore arrestuan në kushtet e flagrancës 34 persona dhe proceduan penalisht 18 të tjerë. Mes të proceduarëve ishte dhe Flamur Noka e Gaz Bardhi, kurse te personat e arrestuar ishte Ylli Gosturani, vëllai i truprojës së Lulzim Bashës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img