Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
33 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Dyshimi, a i vranë kultivuesit e drogës dy turistët çekë?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cea33919f0999e10a89686a3e1d2d7ed

Policia ka shoqëruar rreth 40 persona në lidhje me vrasjen e dy turistëve çekë dy ditë më parë dhe midis tyre mendohet se është edhe autori i masakrës.

Tashmë është e sigurtë se qëllimi i autorëve nuk ishte grabitja e çiftit, çka solli vrasjen e tyre, por dyshime të forta po hidhen për sasinë e madhe të bimëve narkotike të mbjella në këtë zonë. Mësohet se policia ka sekuestruar një aparat fotografik me më shumë se 400 foto dhe kjo do të jetë një provë e rëndësishme për hetimet e mëtejshme.

Zona e Dukagjinit njihet si një zonë me prodhimtari të lartë të hashashit, e konsideruar jo më kot si “Lazarati i dytë” i Shqipërisë. Dyshimet janë nëse Michal Stavos dhe Anna Kosinova gjatë udhëtimit të tyre janë përballur me këto plantacione të cilat mund t’i kenë fotografuar me aparatin e tyre. Është fakt se personi i tretë në makinën e çiftit nuk i ka shoqëruar ata përgjatë gjithë udhëtimit të tyre, por mësohet se ka hypur në automjet në zonën e Shoshit, aty ku edhe çifti ishte ndalur përpara se të nisej drejt Shkodrës.

Në zonën e Dukagjinit, një vit më parë në aksionin e organizuar nga Policia e Shtetit u qëllua me armë zjarri edhe një helikopter i policisë, duke u rrëzuar më pas por pa pasoja në njerëz.

Lexo edhe: 

Personi që vrau turistët nga Shoshi i Dukagjinit, dyshohet se ndodhet mes të arrestuarve

Flasin kolegët e Michal Stavos: Ishte njeri i mrekullueshëm, na tha se do kthehej

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img