Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

DYSHIMET / Vdekja e katër turistëve rusë, ka lidhje me spiunazhin? Sergei dyshohet ushtarak me gradë madhore, identitetet mund të jenë…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prej të premtes, hetuesit më të lartë në vend janë rikthyer disa herë në resortin “Gloria” për të këqyrur dhe administruar prova e për të rivlerësuar vendngjarjen, ku u gjetën të vdekur katër rusët: Sergeiu Burenkov, i lindur më datë 21 korrik 1961, Natalia Burenkova lindur më 14 prill 1963, vajza e tyre Ekaterina, lindur në 8 shkurt 1990 dhe partneri i saj, Nikita Belouslov, lindur më 2 dhjetor 1984.

Vizita më e beftë e prokurorëve dhe policisë kriminale ishte gjatë të hënës, ku ata ripanë ambientet e pishinës së brendshme e njohur si SPA dhe xhakuzi në zonën e Qerretit dhe që frekuentohet më së shumti nga turistë të huaj, kryesisht rusë dhe serbë.

“Ky ambient në zonën e nëndheshme, vijon të jetë i bllokuar për llogari të hetimit dhe po ashtu edhe dhomat e viktimave“, – tha një zyrtar i lartë i policisë për Gazetasi.al, i cili insiston se ky perimetër do të vazhdojë të jetë një vendangjarje derisa të ketë konkluzione të sakta mbi shkaqet e vdekjes së katër turistëve.

Por në përpjekje për të zbuluar se çfarë ndodhi ditën e fundit dhe në pritje të analizave të mjekësisë ligjore IML, prokurorët e Kavajës po bëhen gati që përmes ambasadës ruse të kërkojnë informacion zyrtar mbi identitetin e vërtetë të viktimave.

“Ne jemi të sigurt që emrat e tyre, janë ashtu si kartat e identitetit që kanë dorëzuar në agjencinë turistike të vendit të tyre, megjithatë, që të jemi të sigurt 100%, nuk do mungojë kërkesa për marrjen e identitetit të vërtetë. Janë katër vdekje të dyshimta dhe nëse bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, të dyshimtë e bën fakti se si ata ndërruan jetë brenda një periudhe aq të shkurtër, ndonëse moshat variojnë”, deklaron me plot dyshime eksperti kriminalist i policisë për Gazetasi.al.

Në anonimitet, grupit të hetimit ua ka zhbalancuar pistat jo vetëm hapësira e zgjeruar e ambientit të nëndheshëm, ku gjendet pishina që ishte pastruar me klor, por fakti që njëri ndër ta dyshohet se ka qenë ushtarak i lartë.

Nga të dhënat që janë informale, dyshohet se Sergei ka qenë i angazhuar si ushtarak me gradë madhore, por këto të dhëna janë të disponuara në rrugë informale – përmend një nga specialistët e agjencive ligjzbatuese.

Në të vërtetë, në resortin e Qerretit vijojnë të jenë me shërbim agjentë civilë, të antiterrorit dhe të shërbimit informativ. “Ne dimë që viktimat udhëtuan në Ohër, rrugës së kthimit qëndruan ashtu si në mëngjes në një lokal në Librazhd, por ende nuk ka një version përfundimtar nga Maqedonia e Veriut se ku ishin dhe çfarë konusmuan në Ohër dhe kë takuan”, – tregon një nga anëtarët e hetimit.

Megjithatë për hetuesit, fija e vetme qe po ndjekin, nuk janë vetëm këqyrjet dhe rikëqyrjet në pishinë, që duket se janë pa asnjë premisë, por përgjigjet e IML.

Nga ana e tyre, mjekët e mjekësisë ligjore, po procesojnë çdo analizë të mundshme. “Po kryhen analiza në gjak, stomak dhe çdo analizë tjetër e mundshme për të parë e zbuluar shkaqet e vdekjeve të katërfishta”, – tregon njëri nga mjekët e IML-ë sipas të cilit, përgjigjet do jenë në dispozicion të Prokurorisë së Kavajës afërisht në mesin e muajin nëntor.

Çdë analizë kërkon kohën e saj për t’u procesuar, ndaj edhe policia shkencore që do të japë përgjigje për disa pyetje të tjera kërkon po ashtu kohë.

“Është një dosje e vështirë, vendi i ngjarjes me viktimat që janë jashtë ujit, të lënë të kuptosh se çdo gjë është e dyshimtë. Por dëshmia e njërit prej punonjësve që deklaron se pastroi pishinën në mëngjes me klor, është një nga versionet, pasi kur CL ndërvepron me oksigjenin gjatë dezinfektimit, ajo veti pastruese për ujin, në të kundërt ka veti helmuese.

Kjo është një pistë, ndaj eksperimentet po vijojnë ndonëse pishina është pastruar shpesh në këtë formë dhe nuk ka pasur asnjëherë një pasojë të tillë”, – shprehet eksperti i vendngjarjes.

Deri më tani, katër ditë pas vdekjes së katërfishtë, teksa hetimet ngjajnë se po përparojnë shumë ngadalë, i është lënë vend konspiracioneve, të cilat i besojnë edhe hetuesit që kanë në dorë dosjen.

Njëherazi po kuptohet se në vendin tonë nuk ekzistojnë teknikat e përparuara për të analizuar në kohë elementë si uji dhe ajri, për të cilat deklarohet se i janë dërguar për ekspertizë ISHP-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img