Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshimet për kokainë në kontejner, zbardhen detaje nga dosja: Ja si u hoqën arkat gjatë natës

Shkruar nga Newsbomb
Dyshimet për kokainë në kontejner, zbardhen detaje nga dosja: Ja

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja ku dy ditë më parë në Portin e Durrësit në një kontejner bananesh dyshohet se kisht një sasi të madhe kokaine.

Sipas dokumenteve kontejneri vinte me 1200 kuti me banane. Gjithashtu është konstatuar mungesë dhe zhvendosje kutish.

Ndërkohë gjatë hetimeve ka vrezultuar se rezultuar se është vënë re heqja e plumbçeve të kontejnerit në port.

Ndër të tjera, mësohet se arkat janë hequr gjatë natës mes datave 11-16 korrik.

“Nga dokumentacioni i administruar rezulton se e deklaratën doganore nr.R 15038, date 15.7.2022 shoqëria “Zico” sh.a ka deklaruar banane të freskëta të papjekura në sasi 22 800kg, në vlerën 359, 655 kg. Nga këqyrja e grafikut të shërbimit të grupeve operative të Forcave të Sigurisë së Autoritetit Portual për datën 08.07.2022-16.07.2022 rezulton se në turnin me orar 19:00-07:00 për datën 08.07.2022 në vendin e shërbimit nr44 Terminali i kontejnerëve dhe nr.44/1 Patrullë tek Terminali I Kontejnerëv kanë qenë në shërbim të punonjësit FSAPD Kastriot Dicka dhe Armando Murataj. Më datë 09. 07.2022 kanë qenë në shërbim punonjësit e FSAPD.

Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Durrës, më datë 16.07.2022 janë vënë në dijeni nga përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës se gjatë kontrollit të kontejnerit me nr MSCU7328641, me targa AA675RD dhe trailer me targa AA R 109 ju ishin hequr plumbçet e sigurisë gjatë kohës që ai ishte në mbikëqyrje dhe kontroll në vendin ku  ruhen kontejnerit me vend shërbimi nr. 44 dhe nr 44/1. Më pas është hapur ky kontejner dhe është konstatuar se sipas dokumentacionit të dorëzuar në momentin e mbërritjes ishte i ngarkuar me 1200 kuti me mbishkrimin “Jumbo Bana King” të ndara në gjashtë rreshta. Gjatë kontrollit është konstatuar se rreshtat e mesit kishin mungesë dhe zhvendosje të disa kutive, ku mungonin 49 kuti me banane.”, thuhet në dosje.

Kujtojmë se një sasi e madhe kokaine dyshohet se ka ardhur në Portin e Durrësit në Shqipëri nga Ekuadori, e kamufluar brenda një ngarkese me banane. Kontejneri ishte i kompanisë “Bana King” në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj, i cili aktualisht jeton në SHBA.

Policia e Shtetit ka arrestuar disa persona, kryesisht punonjës të sigurisë private në Portin e Durrësit, pasi ka dyshime se sasia e drogës ka ardhur nga Ekuadori mes bananeve dhe është hequr teksa ngarkesa qëndronte në radë.

Prej 8 ditësh kontejneri kishte mbërritur por nuk futej në skaner sepse nuk ishin paraqitur porositësit. Kjo ka shtuar dyshimet e grupit të hetimit, se përse përfaqësuesit e “Bana King” nuk kishin shkuar të tërhiqnin ngarkesën me banane, kur fare mirë dihet se ky frut ekzotik prishet lehtësisht.

Pas më shumë se një jave qëndrimi në radën e Portit të Durrësit, punonjësit e firmës së bananeve kanë shkuar për të bërë zhdoganimin e mallit, por aty është konstatuar se kontejneri ishte i paplumbosur, shkruan neësbomb.al. Pra, ishte hapur para se të dilte në skaner dhe mungonin 49 arka.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.