Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
37 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Dyshimet për AstraZeneca-n, mjekja shqiptare në SHBA kërkesë Komitetit të Ekspertëve: Pezullojeni për dy javë imunizimin me këtë vaksinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

546fd11576f560ad00dac741ce459464

Ditën e djeshme në Shqipëri mbërritën 38400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca, ndërkohë që sot filloi vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me këtë vaksinë.

Mjekja shqiptare në SHBA, Rubina Muzina, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” kërkoi nga Komiteti i Ekspertëve që të pezullojë injektimin e kësaj vaksine në popullatë të paktën për 2 javë, deri sa Agjencia Europiane e Barnave të kryejë investigimin mbi këtë vaksinë.

Pjesë nga intervista:

Në Shqipëri sapo kanë mbërritur mbi 14 mijë të AstraZeneca. Ndërkohë në spitalin ku punoni aplikohet Johnson & Johsnon?

Rubina Muzina: AstraZeneca është një diskutim i madh në Evropë. Agjencia Evropiane e Barnave ka hapur një investigim. AstraZerneca nuk ka aplikuar në Amerikë për të qenë prezent. AstraZerneca filloi me vështirësi. Është një vaksinë e mirë, por do të thoja fare hapur komitetit shqiptar, që vaksina duhet të qëndrojë pezull deri në dy javë. Unë e di që qeveria kujdeset për qytetarët e vend, AstraZeneca ka dhënë pak rezultat të Evropë. Ata po investigojnë në pjesën e sigurisë. Për ta vazhduar apo jo, do të thoja që Agjencia e Evropiane e Barnave duhet t’i japim 2 javë kohë, sepse ata kanë aprovuar këtë vaksinë dhe ata do e shohin më me kujdes për sigurinë e saj. AstraZeneca do të jetë në të gjithë vendin. Ne themi këtu kur një shtet e ndalon, ose e heq, por ka të dhëna Danimarka, kanë të shkëlqyer laboratorët. Nuk ka gjë për të frikësuar, por dua të shohim raportin e Agjencisë Evropiane të Barnave. Janë dy gjëra që dua të tërheq vëmendje, nëse gjithçka ndodh. Jemi në mes të një fushate elektorale shumë të egër. Ne duam sa më shumë vaksina, por duhet të presim dy javë.

Ka mbërritur varianti i ri i virusit në Shqipëri. Sa agresive janë variantet e reja?

Rubina Muzina: Ne kemi një hartë gjenomike të varianteve. Britania ka një sekuencën gjenetike, që kanë variantet e reja dhe filluan atje. Ne e kapëm tani, por rritja e madhe e rasteve, moshave të reja, e grave njësoj si burrat kjo tregonte që varianti anglez ishte prezent. Është shumë shqetësuese. Viti 2021 e shohim si veten e luftës ndaj varianteve. Do të jetë në vjeshtë një përforcuese vaksinash.

Më shumë

spot_img
spot_img