Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
43 %
3.1kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Dyshime se kaluan në overdozë nga kokaina, vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret vishet me mister, u gjetën në sauna apo pishinë?

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vdekja e katër turistëve rusë në Hotel “Gloria Palace” në Qerret, është veshur me mister. Fillimisht u raportua se ata ishin gjetur të pajetë në dhomën e saunas, pasi kishin qëndruar aty më shumë orë sesa lejohej.

Më vonë në media u raportua se turistët rusë që janë të gjithë familjarë me njëri-tjetrin, kishin qenë në Ohër dhe vetëm pak orë para se të ndërronin jetë ishin kthyer në Qerret. Në hotelin me 5 yje në Kavajë kanë shkuar dhe përfaqësues të Ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Dyshimet janë se dy prindërit, vajza e tyre dhe dhëndri kanë konsumuar me tepër alkool se ç’duhet në dhomën e saunas. Trupat e tyre janë dërguar për ekspertizë dhe pritet që autopsia të tregojë shkakun e saktë të vdekjes.

Hetuesit kanë dyshime se turistët rusë kanë konsumuar dhe lëndë narkotike si kokainë dhe kanë kaluar në overdozë për shkak të saj. Tre nga trupat janë gjetur të shtrirë në shezlongë të palëvizur, ndërsa trupi i vajzës është gjetur pak metra më larg.

Ndoshta, ajo ka qenë e vetëdijshme dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur. Recepsionisti i hotel “Gloria Palace” që ka qenë dhe njeriu i parë që ka gjetur turistët të vdekur, ka thënë se kishte trokitur disa herë nnë dhomë për të çuar frutat që klientët kishin porositur, por askush nuk e hapte derën.

Më vonë, ai ka shkuar përsëri dhe kur ka hapur derën meqë askush nuk përgjigjej, ka gjetur 4 turistët të vdekur.  Viktimat janë: Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov 37 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img