Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dyshime për arratisje, blindohet burgu i Fushë Krujës

Shkruar nga Newsbomb

Forcat e policisë kanë blinduar burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë për shkak të dyshimeve se po përgatitej një plan arratisjeje.

Pranë këtij institucioni evidentohet rritje e numrit të efektivëve, ndërsa nuk jepen më shumë të dhëna për këtë ngjarje.

Në këtë burg vuajnë dënimin shumë persona me rrezikshmëri të lartë, ndërkohë që ditët e fundit aty është transferuar edhe Gilmano Dani, miku i Emiljano Shullazit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese