
Deri në orën 13:00 të ditës së sotme qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin dhe të blejnë ushqimet dhe artikujt e tjerë të domosdoshëm, pasi prej kësaj ore dhe deri në orën 05:00 të ditës së hënë, qarkullimi do të jetë i ndaluar.
Qytetarët duket se po i shfrytëzojnë maksimalisht këto orë, pasi janë dyndur në tregje, pa ruajtur distancën e nevojshme, duke rrezikuar përhapjen e koronavirusit.
Siç shihet në foto, te tregu në “Rrugën e Kavajës” ka një dyndje të qytetarëve që po blejnë ushqimet e nevojshme.
Edhe pse disa janë të pajisur me maska mbrojtësë, distanca midis tyre është shumë e vogël, që favorizon përhapjen e koronavirusit.
Kryeministri Rama ditën e djeshme nxori një urdhër të ri, sipas të cilit nga dita e hënë do të lejohet lëvizja e qytetarëve vetëm pas marrjes së lejes, ndërsa do të lejohet vetëm 1 person nga familja për të blerë artikujt e nevojshëm.