Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Dy zyrtarët e PS në Durrës i bashkohen PD: Jemi optimistë se Lulzim Basha është pjekur, është gati për të qeverisur!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ardit Kërtusha dhe Serian Mazrreku, dy të rinj të Partisë Socialiste në Durrës i janë bashkuar Partisë Demokratike, dhe në këto zgjedhje do të jenë krah Edi Palokës në qytetin bregdetar.

Mazreku, administrator i njësisë administrative Kënetë, u ka bërë thirrje të gjithë të afërmve të tij të mbështesin PD-në, ndërsa Ardit Kërtusha është shprehur se qyteti ka mbetur peng i interesave të Dakos.

“Unë zgjedh të kontriboj nën siglën e PD, sepse këtu gjej përkrahje, këtu gjej frymën dhe një lider që është larg notave të ironisë. Asaj ironie që ka hyrë thellë në palcën e çdo shqiptari. Është bërë e frikshme për të gjithë ne.

Këtë lider nuk e kam dëgjuar kurrë në gjuhen e urrejtjes, e kam admiruar për këtë pjesë. Nga ana tjetër intimidohte, shahet, akuzohet nga forma nga më të ndryshmet. Takimi me Bashën më bën optimist se tregon që PD dhe lidershipi këtu është pjekur, për të marrë drejtimin e qeverisë së vendit”, u shpreh Kërtusha ndër të tjera.

Ndërkohë, Basha u tregua entuziast për faktin që ka socialistë që duan ndryshim dhe e gjejnë ndryshimin tek Partia Demokratike. Kreu i PD mirëpriti kontributin e socialistëve durrsakë dhe u bëri ftesë të gjithë socialistëve që e duan vendin dhe duan të bëjnë ndryshim për hir të të ardhmes së fëmijëve të tyre.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img