Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy vrasjet e BUJSHME të 2020-ës në Elbasan, SHÇBA ‘fut në rrjetë’ 3 oficerë policie; informuan porositësit e atentateve kundrejt 100 milionë lekëve

Shkruar nga Newsbomb
Viktima Regis Runaj dhe autori Euglen Halili

Tre ish-oficerë të Policisë së Elbasanit po hetohen nga SHÇBA-ja për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ata dyshohen të kenë dekonspiruar disa operacione dhe të kenë ndihmuar porositësit e dy vrasjeve të ndodhura në vitin 2020; ekzekutimin e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runaj.

Në këmbim të informacionit të dhënë mendohet se ata kanë përfituar një sasi prej 100 milionë lekësh nga porositësit e këtyre dy vrasjeve.

Kujtojmë që në gusht të 2020-ës, policia arrestoi Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halili, të dy nga Elbasani, si autorë të dyshuar të vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt, ngjarje të ndodhura më 20 dhe 29 korrik të vitit të kaluar.

Më pas Policia e Elbasanit deklaroi se porositës i dy vrasjeve ishte Erjon Alibej, i arrestuar më 18 shtator me akuzën, “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.