Hapësire reklamuese

Bota

Dy vjeçari lufton për jetën pasi konsumoi kanabis, procedohen 5 persona

Shkruar nga Newsbomb
Dy vjeçari lufton për jetën pasi konsumoi kanabis, procedohen 5

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ku një fëmijë 2-vjeçar padashje ka gëlltitur kanabis.

Menjëherë i mituri u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave vendase bëhet me dije se mjekët në trupin e 2-vjeçarit kishin gjetur një sasi të madhe droge.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se pesë persona janë arrestuar nën dyshimin e mizorisë ndaj fëmijëve, përfshin tre gra, të moshës 51, 27 dhe 20 vjeç, dhe dy burra, 28 dhe 25 vjeç.

“Në përgjigje të një raporti të pretenduar për mizori ndaj fëmijëve, policia arrestoi një mashkull 25-vjeçar dhe një femër 20-vjeçare më 13 qershor. Gjatë një kontrolli vijues në një pronë rezidenciale, një numër artikujsh u gjetën për ekzaminim duke përfshirë një sasi tabletash, ilaçesh dhe mjetesh të drogës. Gjatë hetimeve pasuese, një femër 51 vjeçare, mashkull 28 vjeçare dhe femër 27 vjeç gjithashtu u arrestuan nën dyshimin e mizorisë së fëmijëve në 14 qershor.”, tha ai.

Ky incident ka ardhur pas një paralajmërimi për shkollat në lidhje me ëmbëlsirat që përmbajnë sasi të rrezikshme të vajit të kanabsit. Autoritet kanë paralajëmruar se këto substanca mund të kenë një efekt më të fortë tek fëmijët për shkak të masës së tyre të ulët të trupit.

Sondazh

Poll