Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Dy vjeç dhe tymoste 20 cigare në ditë, shikoni çfarë ka ndodhur me Ardin pas 7 vitesh

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fëmija i vogël që shokoi botën disa vjet më parë kur fotografohej duke pirë dhjetra cigare në ditë, tashmë është transformuaar krejtësisht pasi e ka lënë zakonin e dëmshëm. Ardi Rizal, nga Sumatra në Indonezi, ishte vetëm dy vjeç kur tymoste dhjetëra cigare në ditë.

Por shtatë vjet më vonë ai ka hequr dorë nga zakoni i pashëndetshëm dhe është fotografuar në pamje të mirë, elegante dhe i lumtur.

Më parë, Ardi ishte një fëmijë mbipeshë që ushqehej me konserva të yndyrshme dhe kishte zakone toksike per veten, por tani raportohet se jeton me një dietë peshku të freskët, fruta e perime. “Ishte e vështirë, nëse nuk tymosja goja më rrinte me një shije të hidhur dhe në kokë isha i hutuar”, ka thënë ai për CNN.

Gazetarët raportojnë se qeveria vendore ndërhyri që fëmija të kishte kujdes të specialistëve, pasi prindërit e Ardi nuk ishin të aftë ta bënin të linte duhanin. “Tani jam i lumtur. Ndjehem entuziast dhe i freskët nga trupi.”

Nëna e tij Diana thotë se femija kishte luhatje temperamenti nëse nuk kishte cigare dhe kishte frikë se i biri do të vdiste prej varësisë së tij. “Ai niste të lëndonte veten nëse nuk kishte cigare. Pinte prej disa muajsh pasi mbushi dy vjeç por me ndihmën e specialistëve ai ia doli”.

Tanimë agjencia thotë se Ardi ia ka dalë të çlirohet nga varësitë e tij dhe madje shkelqen në mësime.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img