Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Dy vite pas vrasjes së gazetares investigative në Maltë, protesta për dorëheqjen e kryeministrit

Shkruar nga Newsbomb

Demonstruesit po protestojnë në kryeqytetin maltez, Valletta për të kërkuar drejtësi për gazetaren Daphne Caruana Galizia, të vrarë në vitin 2017.

Të mbledhur jashtë Parlamentit, ata mbajtën në duar fotografinë e gazetarës së vrarë dhe kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Joseph Muscat.

Një biznesmen i lidhur me zyrtarë qeveritarë akuzohet për bashkëpunim në vrasje.

Por deputetët nga Partia e Punës në pushtet i dhanë Muscat mbështetjen e tyre. Ministri i Ekonomisë, Chris Cardona gjithashtu u rikthye të dielën pasi pezulloi veten nga detyra pas marrjes në pyetje nga policia. Ndërsa mohoi çdo akuzë.

Megjithatë ka spekulime se Muscat mund të japë dorëheqjen dhe do qëndrojë në post si kryeministër i përkohshëm deri në janar, thanë zyrtarë të qeverisë për Reuters.

Muscat është në pushtet për gjashtë vjet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll