Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Dy vite nga tërmeti tragjik, kryebashkiakja e Durrësit bën bilancin: Janë ndërtuar 214 ndërtesa individuale dhe janë riparuar 405 pallate

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nesër 26 nëntor, bëhen 2 vite nga tërmeti tragjik që shkaktoi 51 viktima, disa të plagosur dhe qindra ndërtesa të shembura.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, një ndër qytetet më të goditura nga tërmeti, ka folur për procesin e rindërtimit, teksa ka bërë edhe një blianc.

Ajo është shprehur se janë rindërtuar 214 ndërtesa individuale, ndërsa janë riparuar 405 pallate.

“Qeveria shqiptare ka pasur në prioritet programin e rindërtimit. Ne kemi realizuar rindërtimin e 214 ndërtesa individuale. Nga ana tjetër, brenda qytetit kemi bërë riparimin e 405 pallateve, punë të cilat qytetarët nuk i realizonin dot vetë. Kemi kthyer gjithashtu në jetë normale 4 mijë familje. Ka filluar procesi i rindërtimit të pallateve po aty ku kanë qenë. Presim brenda këtij viti të ndajmë apartamentet e para.

Durrësi ka një buxhet të ndarë mes fondit shqiptar të zhvillimit dhe fondit të Abu Dabit për zhvillim. Sigurisht ky është volumi më i madh i punës. Kemi ende në proces me Institutin e Ndërtimit disa objekte që po marrin vlerësimin final të strukturave të tyre” tha Sako për “Koha për tu zgjuat”.

Ajo ka folur edhe për shhembjen e gjimnazit “Naim Frashëri”.

“Ky gjimnaz së bashku me Gjergj Kastriotin janë futur në programin e rindërtimit. Konkluzionet ishin që duhet shembur, kjo e thënë nga Instituti i Ndërtimit. Ne pikërisht për të qenë transparentë, kemi filluar edhe programin e dëgjesave ku prezantojmë këto objekte. Në informacionin tim, nëpërmjet fondeve të BE do të ndërtohen, po zgjidhen firmat fituese dhe vitin tjetër të nisë puna në këto hapësira” tha ajo ndër tëë tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img