Hapësire reklamuese

Rajoni

Dy vite nga arrestimi i Hashim Thaçit, prindërit e moshuar do ta takojnë nesër në Hagë

Shkruar nga Newsbomb

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të vizitohet në Hagë nga prindërit e tij, pas gati dy vitesh, sepse po mbahet në paraburgim nën akuzat për krime lufte. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se prindërit e ish-presidentit, Haxhi e Hyra Thaçi, do ta vizitojnë atë nesër.

Ata do të nisen mëngjesin e së premtes dhe do të qëndrojnë për në kryeqytetin e Holandës deri në orën 16:00. Dëshirën për ta takuar të birin, prindërit e Thaçit e shprehën edhe gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Burojë të Skenderajt.


Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.