Për gati dy vite bota vijon të përballet me pandeminë e koronavirusit, tashmë edhe me variantet e reja si Delta, Delta Plus dhe Omicron.
Qindra miliona njerëz janë infektuar në mbarë botën, ndërsa mbi 5 milion e 400 mijë të prekur nga Covid-19 kanë ndërruar jetën që nga fillimi i pandemisë në muajt e parë të 2020-ës.
Të paktën sipas statistikave të rapotuara publikisht, deri më tani në të gjithë botën janë infektuar 279,939,177 njerëz.
5,415,197 është numri i vdekjeve nga koronavirusi në rang global, ndërsa 250,199,305 njerëz janë shëruar.
Ekspertët thonë se Omicron, varianti më i fundit i Covid-19, ndonëse përhapet shpejt, është i lehtë në simptomat që shkakton. Ata e shohin këtë variant si “fillimin e fundit” të pandemisë.