Hapësire reklamuese

Bota

Dy vite më parë e fitoi Dvorani, DASH nderon magjistratët antikorrupsion në botë

Shkruar nga Newsbomb
Dy vite më parë e fitoi Dvorani, DASH nderon magjistratët

Departamenti Amerikan i Shtetit është i përkushtuar për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar integritetin si një prioritet i politikës së jashtme dhe interes kryesor të sigurisë kombëtare.

"Në prag të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 Dhjetor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare të nderojnë individët dhe institucionet që mbrojnë transparencën, llogaridhënien, integritetin dhe qeverisjen e mirë në mbarë botën", thuhet në njoftim.

Dy vite më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nderuar një magjistratë nga Shqipëria, si kampion i luftës antikorrupsion. Ardian Dvorani është zgjedhur si një nga 12 personalitetet në botë që kanë kontribuar në luftën kundër korrupsionit.

"Kam nisur Çmimin Ndërkombëtar të Kampionëve Anti-Korrupsion në 2021 për të njohur individët që kanë ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të demonstruar solidaritetin e SHBA me këta partnerë heroikë.

Sot, ne njohim 11 Kampionët Ndërkombëtarë Anti-Korrupsion për vitin 2023 dhe të gjithë ata që luftojnë për llogaridhënie, sundim të ligjit, transparencë dhe liri të shtypit", është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Fituesit janë:

  • Stanislau Ivashkevich i Bjellorusisë, Jean-Claude Mputu i Republikës Demokratike të Kongos, Arturo Torres i Ekuadorit, Nikhil Dey i Indisë, Ali (Mukhammedali) Toktakunov i Republikës së Kirgistanit,  Marc N. Kollie i Liberisë, Veronica Mora Mihailov i Moldavisë, Vladimir Novović i Malit të Zi, Annette Planells i Panamasë, Francisco Belo Simões da Costa i Timor-Leste dhe May De Silva i Seychelles.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese