Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Dy vite i shtrirë, Dr.Tonin Alia ngre në këmbë pacientin (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dr. Tonin Alia, Shef i Departamentit të Ortopedisë dhe Traumatologjisë në Spitalin Amerikan 3, na prezanton me një rast të rrallë dhe me një histori të dhimbshme, atë të pacientit Taip, i cili kur u paraqit në Spitalin Amerikan 3 nuk mund të ecte si pasojë e dhimbjes së madhe që kishte.

Kalvari i dhimbjes së këtij pacienti, filloi mbi 2 vite më parë, kur u operua për një frakturë mbi gju. Operacioni i parë nuk shkoi mirë dhe brenda disa muajve duhet të rioperohej. Edhe mbas ndërhyrjes së dytë shqetësimet vazhdonin dhe në këtë pikë pacientit iu këshillua të vendoste një protezë. 2 muaj mbas ndërhyrjes së tretë, proteza lëvizi nga vendi dhe u detyrua të bënte 2 ndërhyrje të tjera për të pozicionuar protezën. Të gjitha këto ndërhyrje dolën pa rezultate të sukseshme dhe pacienti detyrohet të kryejë një ndërhyrje të 5’të për të vendosur një protezë të re.

 Operacioni i 5’të kryhet dhe pacientit i vendoset një protezë e re, e cila sërish nuk zgjidh problemet e tij të lëvizshmërisë dhe 6 muaj mbas ndërhyrjes pacienti nuk ecën dot. Mbas këtij kalvari pacienti dhe 5 operacione të kryera, ai paraqitet të Dr. Tonin Alia si shpresa e tij e fundit për të patur një ndërhyrje kirurgjikale të sukseshme, e cila do të zgjidhë problemet e tij dhe do ti japë atij autonominë për të ecur sërish. Kur pacienti paraqitet në Spitalin Amerikan 3, proteza e vendosur është e dalë nga vendi ku duhet të ishte pozicionuar, këmba kishte humbur pothuajse të gjithë muskulaturën nga mungesa e lëvizjes dhe rasti ishte shumë i vështirë.

Dr. Tonin Alia shpjegon rastin e vështirë, që u paraqit në Spitalin Amerikan dhe zgjidhjen që ai krijoi për këtë rast të veçantë. “U ruajt stemi, i cili ishte i pozicionuar mirë, u repunua fragmenti i madh kockor kur ndodhen mujkujt e gluteos dhe të grandtrokanterit, u zëvendësua plotësisht sistemi i kotiles, duke i dhënë tensionin e duhur dhe gjithçka u fiksua me një pllakë të dedikuar, e cila është e përshtatshme për këto fraktura, duke krijuar stabilitet.” shpjegon Dr. Tonini. Arritja e madhe ishtë që pacienti të ngrihej në këmbë brenda 24 orëve nga ndërhyrja. Pacienti 1 javë mbas ndërhyrjes ecte vete, me ndihmën e patericave, të cilat gjithashtu në këto momente i ka hequr, duke patur autonomi të plotë në ecje dhe aspak dhimbje.

 Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë dhe prezantimin nga Dr. Tonin Alia të këtij rasti, i cili ishte shumë i vështirë, por që më në fund gjeti rezultatin e kërkuar në Spitalin Amerikan 3. Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Tonin Alia kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com Spitali Amerikan, përqafoje jetën! #spitaliamerikan

Më shumë




spot_img








spot_img