Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Dy vite burg për Adriatik Llallën, gazetarja: Të shkarkuarit nga vettingu mund të kenë të njëjtin fat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Anila Hoxha thotë se gjyqtarët dhe prokurorët që janë shkarkuar nga vettingu mund të kenë të njëjtin fat me ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla, i cili u dënua dje me dy vite burg nga Gjykata Speciale.

“Drejtësia, të paktën shkalla e parë, e përktheu me vendim atë që shkruhet në sallën e gjykatës: “Drejtësia është e barabartë për të gjithë”. Por, përtej rastit “Llalla”, njerëzit e drejtësisë të shkarkuar nga vetting-u, mund të kenë të njëjtin fat me ish-prokurorin e përgjithshëm. Shumë pjesëtarë të kupolës së drejtësisë do të kenë ditë të vështira, si Adriatik Llalla. Kjo e sotmja ishte ditë e rëndësishme”,tha ajo për A2.

Gjithashtu ajo tha se “rëndësi ka që të ketë vullnet për të luftuar të korruptuarit” dhe shtoi se “fakti që është ngritur SPAK, vazhdoj të besoj që do të ketë rezultate”.

“Të gjithë presim që SPAK të shuajë korrupsionin dhe krimin e organizuar si me shkop magjik. Por, gjithçka kërkon kohën e saj. Kambanat kanë filluar të bien dhe pak e nga pak po shkohet drejt atyre që e frymëzojnë korrupsionin, që paguhen nga taksat tona. Siç thotë populli, “peshku qelbet nga koka…”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ditën e djeshme u dënua me dy vite burg nga Gjykata Speciale për fshehje të pasurisë, 5 vite përjashtim nga shërbimet publike dhe sekuestrim të disa pasurive.

Më shumë

spot_img
spot_img