Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Dy vëllezërit plagosin me armë fqinjin pas sherrit për pronën, 50 vjeçari vdes në spital, prangoset një nga autorët (EMRAT-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 50 vjeçar i identifikuar si Xhetan Konesha ka ndërruar jetë si pasojë e plagosjes me armë zjarri, në fshatin Luzni të Dibrës. Autorët janë dy vëllezër, banorë të zonës, një prej të cilëve është arrestuar.

Ky shtetas, ka bërë sherr me dy fqinjët e tij për tokën. Këta të fundit, gjatë konfliktit e kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të plagosur. Pavarësisht se është dërguar në spital, 50 vjeçari Konesha ka ndërruar jetë.

Në pranga si autor ka rënë një prej vëllezërve, i quajtur Muhamet Mera, ndërsa vëllai tjetër Altin Mera është në kërkim.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Luzni, Dibër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër kishin plagosur me armë zjarri fqinjin e tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e njërit prej autorëve, shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër. 

Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, shtetasit A. M., 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll. 

Dy vëllezërit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xh. K., 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë plagosur 50-vjeçarin.  Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes”, njofton Policia.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img