Një 19 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Austri, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike. Gjatë kontrollit nga oficerët e Policisë, të riut iu gjetën në mjet dy valixhe me 15 kg kanabis.
Policia sekuestroi sasinë e drogës, ndërsa korrieri (shqiptari) i dyshuar i lëndës narkotike ishte nisur për në Gjermani, aty ku do të dërgonte edhe drogën e porositur. Tashmë i riu ndodhet në burgun Ëels, ndërs hetimet janë ende duke vazhduar.