Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Dy vaksina gati në fund të vitit”, Brataj: Të mos tmerrohemi nga Covid-19, vdekshmëria jo më e madhe se gripi sezonal

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se në fund të vitit mund të nisë prodhimi i dy vaksinave kundër koronavirusit.

Brataj tha se qytetarët nuk duhet të tmerrohen nga Covid-19, ndonëse deri tani dominojnë lajme “frikësuese”. Ai u shpreh në një intervistë për Report Tv, se vdekshmëria nga koronavirusi nuk është më e lartë se ajo e gripit sezonal, dhe se shumë pacientë shërohen në kushte shtëpiake.

J”anë gati dy vaksina që mund fillojnë të prodhohen në fund të këtij viti. Kjo sëmundje ka një përqinje shumë të lartë të shërimit, dhe të shërimit në bansë 94% shërohen në banesë. Nuk duhet të tmerrohemi. Dhe vdekshmëria nuk është më e madhe se gripi i sezonit. Edhe në botë e Shqipëri vdesin persona edhe nga sëmundje të tjera dhe në numra më të mëdhenj,” u shpreh Brataj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll