Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Dy urime për dy ditëlindje!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga, ekskluzivisht për Newsbomb.al

Dje, më 12 Qershor, u festuan dy ditëlindje me përmbajtje politike. Veç e veç. Edhe nëse ka pasur ndonjë urim të ndërsjellë midis të festuarve, ato kanë qenë private, mbase sekrete.

albsig

Dje festoi 31 vjetorin e “themelimit” Partia Socialiste e Shqipërisë.

Po dje, festoi 48 vjetorin e lindjes, ish-lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Të dyja fjalitë e mësipërme kanë nga një pasaktësi të madhe, në logjikën politike.

Përsa i përket Parstisë Socialiste, ajo nuk u themelua 31 vite më parë. Ne kemi qenë gjallë atëbotë dhe e kemi parë në televizor se çfarë ndodhi. Për më tepër, kanë dalë edhe dokumente të firmosura e të vulosura që provojnë se Partia e Socialiste e Shqipërisë është vazhdimësia e Partisë së Punës së Shqipërisë, me një emër më modern, të pranueshme nga Internacionalet e partive me të njejtin emër.

Pra festa e ditëlindjes së themelimit është e falsifikuar. Do të ishte më e ndershme sikur të festonin ndryshimin e emrit. Sepse janë dy gjëra të ndryshme.

Sidoqoftë, festa është simbolikë dhe kundërvënia ndaj saj në vetvete përbën fanatizëm dhe retorikë boshe. Arsyet pse nuk më vjen ta uroj PS-në për ditëlindje, janë të tjera. Partia Socialiste është partia që ka prodhuar administrimin më të madh politik të këtij vendi që sot ndodhet në zgrip të humnerës. Logjikisht, socialistët janë përgjegjësit më të mëdhenj të kësaj gjendje. Sigurisht, kontributorët e kësaj partie i kanë rregulluar me sa kanë mundur jetët e tyre, por e kanë bërë pabesisht, e kanë bërë në kurriz të atyre që i kanë votuar dhe sidomos të të tjerëve, që nuk kanë besim tek kjo parti. Tjetra, a mund të urosh për ditëlindje një parti që ka dhjetëra të dënuar për krim e korrupsion dhe qindra të tjerë që fshihen nga të ngjashmit dhe me shumë gjasa do t’ia hedhin pa lagur?!

Nuk më bën as mendja as zemra të uroj Partinë Socialiste, por mund të inkurajoj ata pak individë të pastër që ka kjo parti, që të qëndrojnë në lartësinë e dinjitetit të tyre dhe t’i shpëtojnë tundimit për të vjedhur kur të mundin.

Nga ana tjetër, festoi ditëlindjen ish-lideri i opozitës në letër, i cili nuk u bë kurrë lider në fushëbetejën politike. Me apo pa dashje, në 9 vite ai ndihmoi ata më lart të “mjelin lopën”, ndoshta duke marrë edhe ai hisen e tij të qumështit.

Megjithatë, për njerzillëk, Lulin mund edhe ta uroj. Edhe 100 të tjera festofsh, por mos u kthe më në politikën e lartë, se nuk je për atë punë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img