Drejtori i Zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj, ka reaguar pas aksidentit të dy turistëve në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”.
Teksa ka publikuar fotot nga vendi i ngjarjes dhe turistëve, Goxhaj shkruan se ishte një aksion tepër i vështirë.
Ai u bën apel turistëve që të tregojnë kujdes kur shkojnë ta vizitojnë.
“Forcat Zjarrfikse ne nje aksion shume te veshtire tek shpella e Pllumbasit ne Krrabe bene te mundur evakuimin e dy qytetareve te demtuar rende ne bashkepunim dhe me sherbimet e tjera.Vizitoret duhet te bejne shume kujdes ne ate zone”, shkruan ai.