Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Dy tërmete në dhjetë minuta në vend, flet sizmologu: Kjo e sotmja duket se është…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy tërmete në dhjetë minuta janë shënuar mëngjesin e sotëm në vend, duke shkaktuar edhe frikë tek qytetarët.

Më i madhi ishte me magnitutë 4.4 me epiqendër në Bulqizë. Në lidhje me këtë ka folur edhe sizmologun Rrapo Ormeni. Ai tha se këto tërmete janë normale dhe se nuk ka asnjë për tu shqetësuar.

“Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pas goditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që është shoqëruar me para-goditje. Janë procese normale që ndodhin. Ky tërmet është normal, i vogël” tha ai.

Ai ndër të tjera ka shpejguar se ky nuk ka lidhje me atë që ndodhi në 26 nëntor të 2019.

“Nuk ka lidhje. Është zonë tjetër nuk ka lidhje me zonën e Durrësit. Zona e Bulqizës është e dalluar, bie në cdo vit një tërmet i kësaj madhësie” tha ai ndër të tjera.

Më shumë




spot_img








spot_img