Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Dy të vdekur në Tiranë: 33 vjeçari hidhet nga kati i dytë, te Komuna e Parisit kalimtarët gjejnë një person të pajetë

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë ndërruar jetë brenda pak orëve në Tiranë, këtë të hënë. Policia informon se një 33 vjeçar ka ndërruar jetë në Farkë pasi është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij.

Ndërkohë, në zonën e Komunës së Parisit një 60 vjeçar është gjetur i pajetë nga kalimtarët. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

—-

Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Më shumë