Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Dy të vdekur në lokal, reagon Salianji: Nën qeverisjen e Ramës, më lehtë porosit vrasje se kafe

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas ngjarjes së rëndë me dy viktima në Kavajë.

Vetëm pak çaste më parë, dy persona u konfliktuan me thika dhe armë në një lokal të Kavajës, dhe për pasojë humbën të dy jetën.

Salianji akuzon qeverisjen e kryeministrit Edi Rama për degradimin e sigurisë publike dhe thotë se sot në Shqipëri është më lehtë të porositësh një vrasje sesa një kafe.

Reagimi i plotë i Salianjit:

Tjetër ngjarje e rëndë kriminale, tjetër kërcitje armësh në mes qyteti!

Krimi sheshit, niveli i sigurisë publike në degradim, nën qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe, më shumë gjen banditë se kamarierë!

Ndërkohë që krimi i organizuar apo ai ordiner është derdhur rrugëve dhe godet kur dhe ku të dojë, qeveria, KM, ministri dhe drejtuesit e policisë janë strukur duke bërë sehir dhe luftuar krimin nga Twitter!

Shqipëria dhe qytetarët kërkojnë reagim dhe shtypjen e krimit me gjithë forcën e ligjit! Krimi është aleati i qeverisë dhe armik i qytetarëve! Duhet raprezalje e shtetit ndaj krimit për të ndalur dhunën dhe fatkeqësisht dhe vrasjet që bandat po kryejnë në çdo cep të Shqipërisë.

Ngjarjet po tregojnë një qeveri të paaftë të luftojē krimin, që përkëdhel dhe shpërblen grupet e krimit tē organizuar dhe qē lufton qytetarët e pafajshëm, të varfërit apo bizneset kundërshatare!

Më shumë