Një minibus gjatë kalimit të kufirit midis Ukrainës dhe rajonit të shkëputur Donetsk të shtunën, ka hasur në një minë tokësore dhe nga shpërthimi mbetën të vrarë dy persona e një tjetër u plagos.
Mediat ndërkombëtare raportpjnë se shoferi i minibusit së bashku me një pasagjer gjetën vdekjen e menjëhershme dhe pasagjeri tjetër, një burrë 61-vjeçar, është duke u trajtuar në spital.
I plagpsuri tha për një gazetar të Reuters se pasagjeri tjetër që u vra ishte nëna e tij.
Incidenti ndodhi pranë fshatit Yelenovka, jashtë Donetskut. Pasagjerët po ktheheshin në rajonin e kontrolluar nga rebelët pas grumbullimit të pensioneve të tyre.