Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Dy të vdekur dhe një i plagosur në Vlorë, Mercedesi i bërë “shosh” me 60 plumba, atentatorët djegin BMW në Levan (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur në atentatin e ndodhur paraditen e kësaj të enjteje në autostradën e Vlorës, në vendin e njohur si mbikalimi i Panajasë. Identitetet e tyre nuk bëhen ende me dije, shkruan newsbomb.al.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po kontrollojnë trafikun në një prej akseve më të rëndësishme të jugut që të çon drejt bregdetit. Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti tip Mercedes Benz B Class është bërë “shosh” nga plumbat, që duken lehtësisht në pjesën ballore.

Dyshimet janë se viktimat janë ndjekur dhe vendi ku ka ndodhur atentati është studiuar pasi aty nuk ka kamera sigurie. Mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e plumbave, teksa lëvizte me drejtim daljen për nga qyteti bregdetar, dhe ka përfunduar në një kanal pranë saj.

Trupat e dy viktimave janë duke u nxjerr në këto momente nga mjeti, për t’u dërguar në morgun e qytetit të Vlorës. Në spital raportohet se ka mbërritur dhe një person, por nuk dihet nëse ka mbetur i plagosur nga plumbat apo është tronditur nga ngjarja.

Pak minuta më pas një makinë është gjetur e djegur në Frakull të Fierit dhe dyshohet se është e autorëve të krimit, në afërsi të Levanit. Kanë qenë banorët e zonës që kanë parë mjetin BMW të zezë pa targa duke u djegur dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë e Fierit.

Policia ka ngritur disa postblloqe në hyrje-daljet e Vlorës dhe po ashtu në hyrje të qytetit të Fierit, shkruan newsbomb.al. Dy furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt nga Fieri janë nisur në ndihmë të Policisë së qytetit bregdetar.

“Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip “Benz”.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.  Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identfikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe identifikimin e dy shtetasve të gjendur pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier  kanë  ngritur pika kontrolli  dhe po krehin zonën  për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, njofton Policia.

Lexo edhe: Atentat makinës në lëvizje në autostradën e Vlorës, raportohet për viktima

Pamje nga vendngjarja, mjeti del nga rruga pas atentatit
Pamje nga vendngjarja, mjeti del nga rruga pas atentatit

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img