Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
8 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Dy të rinj nga Tirana kapen me kokainë dhe armë në Himarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pushimet verore kanë mbaruar herët për dy djem të rinj nga Tirana, të cilët kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me lëndë narkotike.

Të rinjtë me inicialet R.Sh dhe E.L përkatësisht 22 dhe 23-vjeç, janë kapur me sasi kokaine, kanabis si dhe një armë të ftohtë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në Dhërmi, Himarë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë).

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img