Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Pogradec dhe Gjirokastër pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm në dy ngjarje të ndryshme.
Në Gjirokastër është vënë në pranga një 22-vjeçar me inicialet D.D, i cili po transportonte 4 emigrantë. Policia i sekuestroi makinën dhe celularin.
Ndërsa në Pogradec, 21-vjeçari me inicialet Xh.D, u kap nga forcat e Policisë, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Jeep Grand Cherokee”, 10 emigrantë të paligjshëm.