Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Dy të plagosur nga aksidenti në Llogara, rëndohet trafiku

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident automobilistik ka shkaktuar bllokimin e trafikut sot në aksin Llogara-Orikum.

Policia bën me dije se dy automjete, një “Audi” dhe një “Mitsubishi” janë përplasur në mes të rrugës, duke shkaktuar plagosjen e një pasagjerëve dhe drejtuesit të mjetit.

Makinat e aksidentuara kanë mbetur në mes të rrugës, çka ka shkaktuar edhe rradhë të gjata automobilistike.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 16:45, në aksin rrugor Llogara-Orikum, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin A. V., 27 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Mitsubishi”, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa për qarkullimin e mjeteve me një rrugëkalim, deri në largimin e automjeteve të aksidentuara nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Foto nga vendi i ngjarjes
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img