Dy sulme me makina-bombë kanë shkaktuar 8 të vdekur dhe 12 të plagosur në Afganistan. Sulmi i parë ndodhi në krahinën e Kandaharit në jug të Afganistanit, ku 4 policië mbetën të vdekur dhe 5 u plagosën, ndërsa sulmi tjetër ndodhi në krahinën perëndimore të Heratit, ku u vranë 4 policë dhe 7 të tjerë u plagosën.
Gjenerali Abdul Raziq, shefi i policisë së Kandaharit, tha se në mëngjes bombarduesit kishin shpërthyer makinën e tij para komisariatit në qytetin Maiwand.
Më herët disa zyrtarë afgan kishin akuzuar talebanët, por nga këta të fundit nuk është bërë asnjë pranim sulmi siç ata bëjnë zakonisht.
Nga ana tjetër sulmi u pretendua nga Shteti Islamik edhe pse për autoritetet kjo gjë duket e pamundur për shkak të forcës në rënie të ISIS. /newsbomb.al